Deputeti i PS, Ditmir Bushati i ftuar në studion e emisionit “Tempora” në Ora News pranoi se fitorja e zgjedhjeve në Shkodër është e vështirë për PS.
Ai tha se po punojnë intensivisht që të kenë rezultat më të mirë se ai i zgjedhjeve të kaluara.
Bushati: Bëjmë organizimin, aq më tepër që kemi në prag zgjedhjet. Jemi përfshirë në një proces intensiv sa i përket kandidatëve për këshill bashkiak. Janë 5 bashki 3 drejtohen nga ne dhe 2 nga PD. Synojmë të kemi një rezultat më të mirë se ai para 4 viteve. Nuk është një territor i lehtë për PS sidomos bashkia Shkodër.
Por nga ana tjetër asgjë nuk është e pamundur në politikë, aq më tepër që PD në Shkodër nuk ka qeverisur mirë.