Edmond Spaho, nënkryetari i Partisë Demokratike, do të jetë drejtuesi politik i PD-së, në qarkun e Korçës.
Më herët gjatë ditës, pedagogu i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit Mark Marku, u caktua drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës.
Deri tani, Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe. Durrësi do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në Shkodër do të jetë Helidon Bushati, në Elbasan, Gazmend Bardhi, në Fier, Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj. Ndërkohë, mbeten ende qarqe të tjera për t’u plotësuar.
Partia Demokratike shkon në zgjedhjet e 25 prillit pas aktit të paprecedentë, me djegien e mandateve në shkurt të 2019-s. Të djathtët kërkojnë rrotacionin politik, përballë të majtëve që kërkojnë një mandat të tretë në krye të qeverisë.