Eurodeputeti Eduard Kukan ka mbërritur si kreu i misionit mbikqyrjes së BE-së në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Në një postim në Facebook, Eurodeputeti Eduard Kukan shprehet ,“U zgjova sot në mëngjes në Tiranë. Më pëlqen Shqipëria, është një vend interesant dhe i bukur. Unë kam qenë me të për vite, dhe kjo më bën të ndihem si në shtëpi”.
Kukan thekson se “Që nga sot, unë jam kreu i misionit të mbikqyrjes së BE-së në zgjedhjet parlamentare që do të jenë këtë të dielën”.
“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimit me BE-në. Shqipëria është partneri ynë në nato dhe një kandidat për anëtarësimin në be. Unë kam takime sot me krerët politikë të partive të ndryshme. Të dielën, së bashku me kolegët e mi nga parlamenti europian, ne do të ndjekim zgjedhjet anembanë vendit”.-shprehet Kukan.