Politika Zgjedhjet e 6 Marsit: Nis sot zyrtarisht fushata elektorale, do zgjasë vetëm...

Zgjedhjet e 6 Marsit: Nis sot zyrtarisht fushata elektorale, do zgjasë vetëm dy javë

Fushata zyrtare zgjedhore për vendoret e pjesshme të 6 marsit, nis zyrtarisht sot.

Për shkak të numrit të pakët të bashkive ku do të mbahen zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj, fushata do të zgjasë vetëm dy javë.

Në 6 mars, do të garojnë 20 kandidatë nga katër subjekte politike për bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër dhe Rrogozhinë.

Si asnjëherë tjetër, në këto zgjedhje partia më e madhe e opozitës, ajo demokratike, hyn në garë me dy kandidatë, ata të Bashës dhe Berishës nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë në zgjedhjet e pjesshme koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, të përbërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, duke rrëzuar nga kërkesa e tyre një pjesëtar të tretë të koalicionit, i renditur në dokument si Partia Demokratike – Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Gara më e fortë, pritet të jetë në bashkinë e Durrësit dhe atë të Shkodrës.

KANDIDATËT:

Partia Socialiste

-Shkodër,  Majlinda Angoni

-Durrës,  Emiriana Sako

-Lushnje,  Eriselda Sefa

-Rrogozhinë,  Edison Memolla

-Vorë, Blerim Shera

-Dibër, Rahim Spahiu

Partia Demokratike

-Bashkia Rrogozhinë,  Ferdinand Saraçi

-Bashkia Dibër,  Luan Haka

-Bashkia Vorë,  Ymer Marku

-Bashkia Lushnje, Indrit Sefa

-Bashkia Durrës, Luan Hoti

-Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L

-Bashkia Vorë,  Lulzim Vrana

-Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi

-Bashkia Shkodër,  Bardh Spahia

-Bashkia Durrës, Ardian Muka

-Bashkia Lushnje,  Elton Bano

-Bashkia Rrogozhinë,  Hekuran Xhani