Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po shpërndan materialet zgjedhore. Në mesin e tyre janë edhe fletët e votimit.
I gjithë procesi, i cili po zhvillohet në ditën e heshtjes zgjedhore, po monitorohet nga Policia e Kosovës. Materialet po dërgohen në depot e komisioneve komunale në 38 komuna të këtij shteti.
Numri i votuesve të rinj, të cilët votojnë për herë të parë është 41 mijë. Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, njoftoi se numri i fletëvotimeve është më i vogël se ai i qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet lokale që mbahen nesër.