Bota Zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan “rrezikon” qytetet e mëdha

Zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan “rrezikon” qytetet e mëdha

Turqia mban sot zgjedhjet lokale, por që në fakt është më shumë një test për popullaritetin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Vetë kreu i shtetit i konsideron këto votime si një çështje mbijetese për vendin. Erdogan ka dominuar politikën turke për më shumë se 16 vjet dhe tashmë konsiderohet si udhëheqësi më popullor, por njëkohësisht edhe më përçarës në historinë moderne të vendit.

Megjithatë, ai mund të marrë një goditje të rëndë elektorale, me sondazhet që tregojnë se partia e tij mund të humbë kontrollin e kryeqytetit, Ankarasë dhe madje Stambollit, qytetit më të madh të vendit.

Në këto zgjedhje lokale, mbi 57 milionë kanë të drejtë vote. Fituesit mund të shpallen në orët e para të së hënës.