Horoskopi Lum kush i ka pranë dhe mjerë kush i ka larg: Tiparet...

Lum kush i ka pranë dhe mjerë kush i ka larg: Tiparet që e bëjnë dashin partner special

Që prej datës 21 mars kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e Dashit, të parës në renditjen e horoskopit dhe jo vetëm.

Të lindurit në këtë shenjë njihen për karakterin e tyre të fortë, vendosmërinë, egon deri diku të sëmurë dhe ambicien që i karakterizon, mirëpo në marrëdhënie dashurie shfaqen komplet ndryshe.

Nëse partneri/partnerja juaj i përket kësaj shenje, bëni mirë të lexoni përshkrimin e mëposhtëm dhe t’i mbani vath në vesh se nuk i dihet kurrë.

Femra e shenjës së Dashit në dashuri sillet si një fitimtare e vërtetë, dhe pse tek ajo mbetet gjithmonë një pasiguri dhe frikë se mos dështon në qëllimin e saj. Në martesë synon të luajë një rol mbizotërues dhe udhëheqës. Kur bëhet nënë do që vetëm ajo të luajë rolin e edukatores së fëmijëve, kjo bën pjesë në temperamentin e saj. Megjithatë dashurinë e jeton në mënyrë shumë apasionante, kokëfortë dhe egocentrike. Burri i saj ideal duhet të dijë ta mbrojë nga vetja e saj dhe nga të tjerët e ta bëjë të ndihet se është në qendër të vëmendjes së tij.

Përsa i përket dashurisë, mashkulli Dash është i vrullshëm dhe entuziast, gjithmonë shumë instiktiv dhe nganjëherë thuajse primitiv, por edhe prepotent. Ai është xheloz, dhe për asnjë arsye nuk do të pohojë nevojën e lindur për t’i kushtuar si vëmendje të vazhdueshme, sepse e konsideron si një simptomë dobësie. Me shoqen e tij mund të jetë shumë bujar ose jashtë mase koprrac; pra mashkulli i lindur në këtë shenjë nuk njeh dhe rrjedhimisht nuk zbaton asnjë rrugë të ndërmjetme.