Federata Shqiptare e Futbollit ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, megjithëse ajo është pezulluar me vendim gjykate.
Zgjedhja e presidentit të Federatës është shoqëruar nga tensione dhe akuza, ndërsa Armando Duka u pezullua pak ditë me parë nga funksioni.
Asambleja vendosi që zgjedhjet për Presidentin e FSHF dhe Komitetin Ekzekutiv do të mbahen më 15 mars.
Rreth një muaj më parë Gjykata e Tiranës pezulloi zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.