Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan të dielën për zgjedhjen e drejtuesve të ri të pushtetit lokal. Rreth 50 për qind e qytetarëve morën pjesë në zgjedhjet që konsiderohen një test për qeverinë e koalicionit të drejtuar nga Zoran Zaev.
Sipas rezultateve paraprake, VMRO-DPMNE në opozitë ka fituar në një serë komunash të vendit, por beteja për Shkupin do të vazhdojë në një raund të dytë.
Lideri i VMRO-DPMN-së, Hristian Mickovski, flet për fitore të madhe, ndërsa Zaev shprehet optimist se do të triumfojnë në raundin e dytë. Në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, Zaev tha se në balotazh shkojnë 36 nga 80 komuna dhe qyteti i Shkupit. Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë të tjera, tha se udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë.
Sa i përket partive shqiptare, BDI, ka fituar në tre komuna atë të Lipkovës, Sarak dhe Plasnicës.