Politika Zgjedhjet në PS, Rama voton në Dajt, Veliaj kërkon pjesëmarrje në Athinë:...

Zgjedhjet në PS, Rama voton në Dajt, Veliaj kërkon pjesëmarrje në Athinë: Fundjavë aksioni

Mbi 95 mijë anëtarë të Partisë Socialiste po votojnë që prej ditës së djeshme edhe sot për 950 delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste me parimin një anëtar një votë.

Rreth orës 10:00 kryeministri Edi Rama votoi në Njësinë Administrative numër 9 në Dajt. Nesër ai do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Athinë, por nuk dha asnjë deklaratë për mediat për këtë ngjarje.

Ishte kryebashkiaku Veliaj që nga njësia administrative ku hodhi votën për delegatët e rinj, u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në tokën helene t’i bashkohen takimit me kreun e qeverisë shqiptare.

“Ata që kanë njohje në Greqi është nesër është shumë e rëndësishme që të lajmërojmë të gjithë vëllezërit, shokët, shoqet, njerëzit që kemi në Athinë e përreth. Mezi pres që këtë fundjavë ta kemi të gjithë fundjavë aksioni dhe të dalim faqebardhë me zgjedhjet”, tha Veliaj.

Ndërsa një mesazh e pati edhe për ata që do të zgjidhen nga ky proces: “Ata që do të zgjidhen të përveshin mëngët, për kongresin e PS. Ka vetëm një forcë që di të bëjë qytet e shtet dhe është partia jonë PS. Ju lutem dilni dhe votoni është e rëndësishme të kemi sa më shumë pjesëmarrje”.