Në orën 19.00, qendrat e votimit u mbyllën në mbarë Kroacinë dhe u publikuan rezultatet e sondazheve të daljeve.
Të dhënat e para zyrtare të KSHZ-së do të fillojnë të publikohen më vonë.
Sipas rezultateve të sondazhit të daljes, në zgjedhjet për të parin e shtetit prin Zoran Milanoviç me 28,69% të votave të fituara, pasuar nga presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç me 25,63%, Miroslav Shkoro 24,26%, Mislav Kolakushiq 6,23%, Dario Juriçan 4,77%, Dalia Oreshkoviç 3,39%, Ivan Pernar 2,78%, Katarina Peoviq 1,11%, Dejan Kovaç 1,07 %, Nedelko Babiq 0,45% dhe Anto Xhapiç me 0,37%.
Milanoviç ka qenë kryeministër i Kroacisë në vitet 2011-2016, ndërsa Kitaroviç u zgjodh presidente e vendit në vitin 2015.