Kryesore Zgjedhjet, Rama i përgjigjet Metës

Zgjedhjet, Rama i përgjigjet Metës

Pas konferencës të gjatë për shtyp të Presidentit Ilir Meta pasditen e së martës, kryeministri Edi Rama reagoi në Tëitter.

Shumë shkurt, kreu i qeverisë shkroi në rrjetin social këto fjalë: “Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”, duke e shoqëruar frazën me një fytyrë të qeshur.

Presidenti Meta ishte shprehur se “të dy palët e kishin shpallur 30 qershorin si ditën e betejës së tyre finale”.

“Presidenti i Republikës siguron të gjithë qytetarët që zgjedhjet do të bëhen në një datë të mëvonshme, duke respektuar afatet. Presidenti u bën thirrje palëve që ta lexojnë bashkërisht Kushtetutën dhe të bien dakord për një datë të re ku do të marrin pjesë të gjithë. Presidenti është i gatshëm të marrë vendime të rëndësishme për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm”, deklaroi Ilir Meta.