Pogradeci menaxhohet nga demokratët, por pas 30 qershorit Edi Rama është i bindur se bashkia do të marrë një drejtim të ri.
Nga Tushemishti, ku mori pjesë në prezantimin e projekteve në kuadër të programit “100 fshatrat”, kryeministri foli për një frymë të re që do i japë zhvillim zonës:
“I siguroj të gjithë ata që na ndjekin këtu e që janë qytetarë të kësaj zone, të Pogradecit, se përndryshe nga sa mund të duket për shkak se ne nuk kemi edhe drejtimin e Bashkisë së Pogradecit, kemi qenë e jemi shumë të vëmendshëm dhe shumë të angazhuar që, jo vetëm kjo zonë e bekuar të mos mbetet mbrapa, por përkundrazi dhe rruga e hyrjes në Pogradec është vetëm një shprehje e këtij angazhimi, ndërkohë që të gjitha këto projekte presin edhe fundin e qershorit për të marrë dhe atë si të thuash fuqinë e domosdoshme ekzekutive të një sinergjie të re, mes qeverisë dhe pushtetit vendor”.