Sport Zgjidhet dilema e numrave, Ronaldo “rrëmben” 7-ën e famshme

Zgjidhet dilema e numrave, Ronaldo “rrëmben” 7-ën e famshme

Cristiano Ronaldo do mbajë numrin e preferuar, atë 7 në aventurën e dytë me Manchester United. Sulmuesi që aktualisht gjendet me kombëtaren portugeze për ndeshjet eliminatore të Botërorit të Katarit ka marrë dritën jeshile për të veshur fanellën me numrin 7-të. Largimi i James hapi vallen e numrave te “djajtë e kuq”. Sulmuesi i talentuar liroi numrin 21-të, që tashmë do mbahet nga Cavani, i cili nga ana tjetër la numrin 7-të për Ronaldon.

Kampioni Portugez do të vazhdojë të mbajë numrin 7 në “Old Trafford”, vetëm zyrtarizmi që duhet të vijë nga Federata e Futbollit mungon. Në teori, Premier League, nuk do të lejojë një ndryshim të numrit të fanellës kur listat janë dorëzuar tashmë, por mund ta shqyrtojë çështjen në rast të një kërkese zyrtare nga klubi.

Dhe kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë. Kjo gëzon tej mase fansat e United, që tashmë nuk duhet të shpenzojnë për të blerë fanellat e reja të Ronaldos, pasi mund të përdorin edhe atë të 12-viteve më parë.