Sport “Allegri nuk ka faj. Ja çfarë nuk shkon tek Juventus”

“Allegri nuk ka faj. Ja çfarë nuk shkon tek Juventus”

Nuk janë të shumtë ata që prisnin një fillim kaq të vështirë të sezonit për Juventus-in e Massimiliano Allegri-t.

Giovanni Galeone, ish-trajner dhe mik i Allegri-t, ka folur për Radio Kiss Kiss Napoli, duke shpjeguar se cilat janë vështirësitë me të cilat po përballet Max:

“Nuk e prisja që Juventus të kishte vetëm një pikë në dy javët e para të kampionatit. Allegri më ka thënë se duhet të punojë shumë me bashkëpunëtorët e tij te lojtarët. Futbollistët kanë luajtur me ide të ndryshme futbolli në vitet e fundit dhe duken të hutuar”, ka thënë Galeone.

“Problemi i futbollistëve të Juventus-it sot është se të gjithë bëjnë atë që duan dhe Allegrit i duhet më shumë kohë. Trajneri e di këtë dhe ka folur me drejtuesit. Ka patur një ballafaqim”.