Ka nisur për herë të parë mbledhja e institucionit të ri të drejtësisë, atij të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mbledhja fillimisht u drejtua nga juristja më e vjetër, Nurihan Seiti.
Në nisje të mbledhjes u hodh votimi nëse mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura apo të mbyllura.
Dy kandidatët e vetë shpallur për kryetar Genti Ibrahimi dhe Nurihan Seiti prezantuan veten e tyre, duke kërkuar votën e kolegeve.
Në përfundim me 7 vota pro, Gent Ibrahimi u zgjodh kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Nënkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjidhet Alfred Balla u zgjodh me 6 vota.