Një krijesë gjigante e mbushur me qime doli në brigjet e Filipineve duke habitur banorët vendas.
Ngjarja ndodhi në plazhin e Cagdainao, në ishullin Dinagat ku një krijesë e çuditshme, shumë madhe me ngjyrë të bardhë dhe e mbuluar me qime u nxor në breg nga valët. Të shumë ishin njerëzit që nisën të bënin selfie me të, duke hamendësuar gjithçka lidhur me origjinën e krijesës së çuditshme.
Sipas ekspertëve, krijesa ka dalë në breg pas tërmetit të fortë të së dielës në Filipine, që shkaktoi disa viktima. Pas postimit të fotos së krijesës në rrjetet sociale sugjerimet kanë qenë nga më të çuditshmet.
Por shkencëtarët i kanë dhënë fund hamendësimeve dhe fantazisë së shfrenuar të njerëzve, duke sqaruar se bëhet fjalë për një balenë të rrallë të tipit Karcas.