Greqia ka vendosur të vaksinojë të gjithë popullsinë e ishujve për të tërhequr turistë, për të ringjallur ekonominë dhe për të mos rrezikuar që vendasit të sëmuren. Covid-19 ka prekur sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Italia, për shembull, ka humbur 53 miliardë euro për shkak të mungesës së turistëve ose një humbje prej 13% të PBB-së.
Në Greqi turizmi ka një peshë edhe më të madhe, të barabartë me 20% të PBB-së. Ndryshe nga Italia, qeveria greke ka përgatitur një plan për të ftuar vizitorët që të vijnë në tokën helene sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndjejnë një siguri të plotë shëndetësore. Ishulli i parë krejtësisht pa Covid-19 është Kastellorizo, sepse të gjithë banorët sapo morën dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit.
Qeveria greke ka zgjedhur qëllimisht të imunizojë së pari vendet turistike, duke qenë se vera po vjen,. Ideja është që të krijohen zona të lira nga Covid, parajsa të vogla për turistët të uritur për udhëtime pas një viti me pasaportën e tyre në sirtar.
Lëvizja e grekëve vjen disa ditë përpara se më 17 Mars, Komisioni Evropian, të prezantojë pasaportën e gjelbër dixhitale që do u lejojë turistëve të vaksinuar të cilët kanë zhvilluan antitrupa të udhëtojnë pa pengesa brenda BE-së.
Të parët janë imunizuar ishujt më pak të frekuentuar për të shmangur rrënimin e qendrave më të vogla mjekësore për shkak të mungesës së mjekëve. Në Greqi ka aktualisht rreth 202,000 raste të infektuar, që janë zbuluar që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit dhe mbi 6,600 vdekje.