Kristina Koçani dhe familja e saj thonë se besojnë në platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” pasi kanë zgjidhur shumë shpejt një problem që nuk e zgjidhnin prej disa muajsh në zyrat e Hipotekës.
Ata janë nga Fieri dhe babai kishte ndërtuar një shtëpi në tokën e tij.
“Kur doli certifikata pamë se ishte në emrin e tim eti dhe të gjyshes që nuk jeton më. Bëmë kërkesë për ndërrimin e emrit dhe pamë se po na sorollasnin. Kërkuam ndihmë te portali dhe gjithçka u zgjidh”, thotë Kristina.
Në këtë platformë punojnë 28 koordinatorë të cilët presin të gjitha llojet e shqetësimeve që ngrenë qytetarët drejtuar direkt kryeministrit apo ministrive. Ata i shpërdajnë në drejtoritë përkatëse nëpër ministri dhe mbajnë në presion zyrtarët për t’i kthyer përgjigjje apo për të zgjidhur në kohë problemet e qytetarëve.
Eridana Cano, drejtore e agjensisë për dialog dhe bashkëqeverisje, thotë: “Qytetarët shkruajnë në platformë pasi janë regjistruar në e-Albania”.
Por, në portalin e-Albania mbërrijneë dhe probleme të cilat nuk marrin zgjidhje, por një përgjigje po: “Rastet që janë në proces gjyqësor nuk trajtohen nga platforma e bashkëqeverisjes”.
Numërohen rreth 700 raste suksesi që do të thotë që prej vitesh qytetarët sorollateshin e nuk kishin marrë zgjdhje. Ndërsa kur probematika është e një grupi të caktuar ata shkruajnë në portal për t’u ballafaquar direkt me ministrin përkatës në sallën e interpelancave.