Extra Zgjoheni herët? Mund ta keni trashëguar nga neandertalët

Zgjoheni herët? Mund ta keni trashëguar nga neandertalët

Shkencëtarët shprehen se zakoni i disa njerëzve për t’u zgjuar herët mund të jetë trashëguar nga neandertalët.

ADN-ja e trashëguar nga paraardhësit tanë mund të kontribuojë në tendencën e disa njerëzve për t’u zgjuar herët, zbuluan studiuesit. Ndërsa shumica e gjeneve të njerëzve të lashtë te njerëzit modernë janë zhdukur nga evolucioni, një pjesë e vogël mbetet, me shumë mundësi sepse ato ndihmuan njerëzit e hershëm modernë të përshtateshin me mjedisin e ri, kur u larguan nga Afrika për në Euroazi.

“Duke analizuar pjesët e ADN-së së Neandertalit që mbeten në gjenomet moderne njerëzore, ne zbuluam një prirje të habitshme”, tha John Capra, një epidemiolog në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Speciet e Homo sapiens migruan nga Afrika në Euroazi rreth 70,000 vjet më parë. Me të mbërritur, ata takuan Neandertalët, të cilët tashmë ishin përshtatur me jetën në klimë më të ftohtë, pasi kishin pushtuar territorin qindra mijëra vjet më parë.

Falë ndërthurjes midis grupeve, njerëzit e gjallë sot mbajnë deri në 4% të ADN-së së Neandertalit, duke përfshirë gjenet që lidhen me pigmentimin e lëkurës, flokët, yndyrën dhe imunitetin. Capra dhe kolegët e tij analizuan ADN-në nga njerëzit modernë e Neandertalët dhe zbuluan se variante të ndryshme gjenetike ishin të përfshira në pjesët e trupit, ose ritmet cirkadiane, të dy grupeve. Meqenëse paraardhësit e njerëzve modernë u çiftuan me Neandertalët, kishte mundësi që disa njerëz që jetojnë sot të ruajnë zakonet e Neandertalit, arsyetuan ata.

Shumë njerëz i kishin këto zakone dhe gjenet ishin të lidhura vazhdimisht me zgjimin herët, shkruajnë shkencëtarët. Por të jesh një person që zgjohesh herët në mëngjes nuk kërkon patjetër të posedosh gjene të Neandertalit. Qindra gjene të ndryshme ndikojnë kur njerëzit flenë dhe zgjohen dhe ka gjithashtu shumë ndikime mjedisore dhe kulturore. Në përgjithësi, gjenet e Neandertalit kanë vetëm një ndikim të vogël.

Capra dyshon se shumë njerëz modernë mbartin gjenet e Neandertalit, sepse ata ndihmuan paraardhësit e tyre të përshtateshin me jetën. Prof Mark Maslin, i Kolegjit Universitar të Londrës, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha: “Tani ne kemi prova gjenetike që disa prej nesh janë me të vërtetë njerëz që zgjohen në mëngjes. Kur njerëzit evoluan në Afrikën tropikale, kohëzgjatja e ditës ishte mesatarisht 12 orë. Tani njerëzit atje shpenzojnë vetëm 30% të kohës së tyre kur janë zgjuar duke mbledhur ushqim, kështu që 12 orë janë shumë kohë. Por sa më larg që shkoni në veri, aq më të shkurtra bëhen ditët në dimër, kur ushqimi është veçanërisht i pakët”.