Dy adoleshente shqiptare, shoqe me njëra-tjetrën, rezultojnë të zhdukura prej më shumë se 10 ditësh në Britani të Madhe.
Mediat britanike shkruajnë se bëhet fjalë për Grisilda “Risa” Dauti 14 vjeç dhe Gabriela “Bella” Shenbitrasi 17 vjeç.
Grisilda, e cila jeton në Cardiff, është raportuar se mungon që prej 14 Janarit. Kurse Gabriela rezulton që të jetë parë për herë të fundit 10 ditë përpara datës 14.
Vet policia e Cardiff ka publikuar fotografitë e dy vajzave, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët që të raportojnë nëse kanë informacion rreth vendndodhjes së tyre.
Dy vajzat shqiptare thuhet se kanë miq edhe në Londër, raportojnë mediat britanike.
Autoritetet kanë vënë në dispozicion edhe numër telefoni për këdo që jep informacion për vendndodhjen e adoleshenteve.