Një statujë e Marilyn Monroe dhe fustani ikonë me ngjyrë të bardhë janë zhdukur në Hollivud. Policia e Los Angeles ka nisur investigimet me marrjen e shenjave të gishtërinjve për të mbledhur provat për gjetjen e statujës.
Kjo statujë, e cila na sjell në kujtesë skenën më të preferuar në filmin “The Seven Year Itch’ (1995) që zbukuronte pjesën e sipërme të një kioske të vogël që ndodhet në fillim të rrugës së famshme “Walk of Fame” në Hollivud, një monument i preferuar i turistëve.
Sipas autoriteteve, një dëshmitar ka parë një burrë të ngjitej me shkallë në strukturën ku ishte vendosur statuja, ku kishte përdorur një sharrë për të shkëputur nga bazamenti statujën e Marilyn.
Me ndihmën e një shkalle teleskopike të siguruar nga forcat zjarrfikëse, ekspertët e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të marrë shenjat e gishtërinjve, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar.