Biseda mbaron shpejt kur flasim me një të porsalindur, pasi ata nuk na kthejnë përgjigje, ata nuk mërziten kur u thoni se do të bjerë shi, ose nuk buzëqeshin kur u thoni një shaka. Në të njëjtën kohë, javët e para janë më të vështirat për prindërit. Përgjithësisht foshnjat nuk flenë dhe qajnë natën; e kështu edhe prindërit duhet të rrinë pa fjetur, në këtë mënyrë nuk mund të themi se nuk mund të komunikojmë me një të porsalindur.
Më pas kur fillojnë të rriten gjërat bëhen më të thjeshta, por ka disa prindër që nuk komunikojnë shumë me fëmijët e tyre dhe studimet tregojnë se kjo gjë mund të ketë pasoja negative dhe të dukshme.
Në mesin e viteve ’90, u bë një zbulim shqetësues nga hulumtuesit Betty Hart dhe Todd Risley, të cilët shkuan në shtëpitë e familjeve nga grupe të ndryshme socio-ekonomike, duke marrë të dhëna për fëmijët, në një periudhë kohore prej rreth 2 vjetësh.
Duke analizuar të dhënat, ata zbuluan se fëmijët të cilit vinin nga familje të varfëra, dëgjonin një të tretën e fjalëve që duhet të dëgjonin për një orë dhe duke u rritur ata treguan që do të kishte një hendek fjalësh prej 30 milionësh të tilla, të cilat nuk do t’i dinin qartësisht. Por ky studim nuk ishte shumë i qartë, nëse hendeku i fjalëve është aq i madh sa na sugjeruan studiuesit. Kritikët e tjerë që prej asaj kohe kanë treguar se fëmijët me të ardhura të pakta dëgjojnë shumë më tepër fjalë se sa raportuan hulumtuesit. Nëse ekziston ajo që mund të quhet “hendek fjalësh”, atëherë kjo është problematike sepse gjuha, komunikimi dhe mënyra se si komunikojmë është një ndër sukseset më të mëdha që kemi në çdo etapë të jetës.
“Nëse gjuha nuk është aty ku duhet të jetë, atëherë do të humbni gjithçka në jetë,” thotë Kathy Hirsh-Pasek, e cila drejton Laboratorin e Gjuhëve, në Universitetin Temple në Filadelfia.
Kjo vonesë ndikon edhe në zhvillimin mendor. Neuroshkencëtarët tani janë në gjendje të tregojnë se si truri i përgjigjet ekspozimit të gjuhës që kur të porsalindurit vijnë në jetë. Një grup i udhëhequr nga Rachel Romeo, një neurolog dhe pedagog i gjuhës dhe mënyrës së të folurit në Spitalin e Fëmijëve në Boston, tregoi se bashkëveprimet në biseda kanë ndikim në zhvillimin e trurit. Ekipi studioi fëmijë të ndryshëm, për të kuptuar se si ndikon gjuha apo bisedat me të rriturit tek ata dhe konstatuan se fëmijët që nuk kishin pasur biseda me të rriturit kur kishin qenë të vegjël, kishin më shumë gjasa të kishin probleme me komunikimin. Në të vërtetë, një sërë provash tregojnë se më shumë se sa dëgjimi pasiv apo numri i fjalëve që fëmijët mund të mësojnë, më e rëndësishme është cilësia e bisedës.
Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve, duke pasur parasysh se sa të rëndësishme janë bisedat në një moshë kaq të re, atherë duhet të jemi të shqetësuar edhe për faktin nga rrjedh edhe “boshlliku i fjalëve”?
Edhe nëse studimi i Hart dhe Risley nuk ishte i përsorur, diçka tepër e vërtetë nga ai studim ishte se sa i rëndësishëm është hendeku socio-ekonomik. Në vitin 2008, Meredith Roëe nga universiteti i Harvardit zbuloi se llojet e bisedave ndryshojnë ndjeshëm nga të ardhurat, që ka çdo familje dhe në çfarë niveli arsimor janë prindërit e fëmijëve.
Nga ky studim, prindërit me të ardhura më të larta, përdorën fjali më të gjata dhe më të shumta se prindërit me të ardhura më të ulëta. Nëse ekziston ndonjë lidhje midis statusit socioekonomik dhe aftësive verbale, mund të jetë sepse varfëria është e lidhur si me nivelet më të ulët të arsimit ashtu edhe me stresin më të madh. Të dy faktorët nënkuptojnë se cilësia e bisedave mund të të mos jetë e mirë.
Por ka edhe mënyra të tjera për të ndihmuar një ndryshimin e këtij procesi. Hirsh-Pasek dhe kolegët e tij kanë treguar se në komunitete të varfëra, afishimi i disa pyetjeve në supermarkete do të rrisë bisedime të ndryshme, deri në 33 përqind. Kjo procedurë është më e thjeshtë se posterat shumëngjyrësh që mbajnë pyetje si “Nga vjen qumështi? Cili është perimja juaj e preferuar?” e të tjerë.Duke u nisur nga kjo qasje, pedagogët krijuan një projekt të quajtur “Peisazhe me mësime” i cili përfshinte bashkëpunim me këshillat e qyteteve dhe arkitektëve, për të shëndruar ambjentet që njerëzit frekuentojnë çdo ditë në vende mësimi. Sipas vëzhgimit të studiuesve, këto projekte kanë ndihmuar në rritjen e komunikimit.
“Në moment që mjediset që frekuentoni për ditë janë interesante, prindërit e tyre kanë më shumë gjasa për të mos i prekur telefonat dhe të komunikojnë me fëmijët e tyre,” thotë Hirsh-Pasek.
Për disa prindër, stresi i jetës së përditshme mund të të mos lejojë shumë të komunikojnë apo të luajnë me fëmijët, por tashmë ka prova se kjo gjë është vërtet shumë e rëndësishme për mirë-funksionimin e gjendjes mendore të fëmijëve. /BBC/