Bota Zhvlerësimi i stërlinës, rritje e çmimeve… Pasojat ekonomike të një Brexit-i pa...

Zhvlerësimi i stërlinës, rritje e çmimeve… Pasojat ekonomike të një Brexit-i pa marrëveshje

Zhvlerësimi i stërlinës, rritje e menjëhershme e çmimeve, eksod i kompanive të mëdha ndërkombëtare.

Brexit pa marrëveshje mund të shënojë skenarin më të keq për ekonominë britanike me pasoja për konsumatorët dhe kompanitë.

Ja pasojat e mundshme mbi ekonominë e Britanisë së Madhe të kësaj hipoteze që do të kalojë sot në mbrëmje për votim nga deputetët britanikë:

Rritja ekonomike

Ekonomistët presin që aktiviteti tregtar të përshkojë turbulenca, disa përmendin madje dhe një recesion për shkak të goditjes mbi shpenzimet e konsumatorëve dhe investimet e kompanive.

Guvernatori i Bankës së Anglisë (BoE) Mark Carney nuk përjashtoi një tkurrje të përkohshme të PBB-së.

Tregjet financiare

Në skenarin më të errët, Banka e Anglisë parashikon një zhvlerësim të stërlinës me 25%.

Përballë rrezikut të krizës financiare, BoE u kërkoi bankave të rrisin fondet e tyre lehtësisht të lëvizshme, ku shuma tejkalon tashmë 1 000 miliardë stërlina në total.

Tarifat doganore

Shteti do të pësonte rikthimin e tarifave doganore dhe pengesave administrative në kufijtë me BE-në, me shkëmbime tregtare të përcaktuara nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Për të kundërshtuar çdo pasojë ekonomike, qeveria njoftoi se do të ulte në mënyrë drastike tarifat doganore që ajo vendos ndaj importeve dhe nuk do të kryente kontrolle doganore në kufirin me Irlandën.

Konsumi

Çmimet e disa mallrave pritet të rriten si pasojë e vendosje së tarifave doganore dhe rritja e importeve që do të shoqërojë zhvlerësimin e stërlinës.

Raftet e supermarketeve mund të jenë më pak të furnizuara nga fakti i vështirësisë për të sjellë produktet e kontinentit, kryesisht perimet dhe frutat e freskëta.

Industritë e  transportit

Sektori i industrisë së makinave do të jetë më i ekspozuar nga një Brexit pa marrëveshje, që do të krijonte anomali në funksionimin e zinxhirit të furnizimit dhe mund të çojë në largimin e prodhuesve të mëdhenj.

Japonezi Nissan ka hequr dorë ndërkohë të prodhojë një model SUV në vend. Konkurrenti i tij Honda mori një vendim drastik për të mbyllur në 2021 fabrikën e saj në Britani, megjithëse ajo nuk përmendi si arsye Brexit.