Zhytja e parë në plazhet e Francës, birra në Gjermani dhe kthimi i ngadaltë në normalitet në Spanjë. Me ritme të ndryshme, vendet europiane po përballen me rihapjen.
Francë, fundjava e parë e lirisë
Dje, 55 ditë më vonë, francezët përjetuan fundjavën e parë të lirisë, edhe nëse kushtëzohen nga rregullat e fazës 2. Në plazhe, në pyll, në ferma e kudo në hapësirë kishte njerëz. Brenda 100 km distancë nga shtëpia, ky është kufiri i imponuar.
Gjermani, kthim në birrari
Bare, birrari, kafene dhe restorante fillojnë të rihapen në Gjermani, por me një numër kufizimesh dhe dallimesh midis vendeve të ndryshme. Distancimi është më i nevojshëm në Bavari, rajoni më i prekur nga epidemia, ku vetëm ambientet me hapësira të jashtme mund të rihapen.
Frika e Spanjës
Shumica e Spanjës kanë filluar të lehtësojnë bllokimin, por kufizimet mbeten në Madrid dhe Barcelonë. Autoritetet shëndetësore të qeverisë kanë urdhëruar të dy qytetet të presin përsëri për rihapjet, pasi këto janë zonat më të prekura nga pandemia dhe aftësia për të monitoruar raste të reja duhet të përmirësohet. Situata ka shkaktuar protesta nga drejtuesit rajonalë në Madrid dhe demonstrata nga disa qindra njerëz në një lagje të pasur në kryeqytet dhe qytete të tjera, të tilla si Salamanca dhe Zaragoza.