Zinedine Zidane mbetet një person i madh edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë… Duke qenë vonë për në stërvitjet e Real Madrid në Valdebebas, qendra stërvitore merengues, në rrethrrotullimin që ndodhej përpara rrugës që të çon në fushat stërvitore, francezi nuk frenoi dot dhe goditi nga pas një makinë që drejtohej nga Ignacio Fernandez, i cili për mediet spanjolle zbuloi edhe këtë aksident të lehtë dhe pa pasojë, por vetëm dëme…
“Kur dola nga makina dhe pashë që ishte Zidane, u qetësova, sepse dija që do të më paguante dëmin! Përtej shakasë, ai u tregua i sjellshëm dhe bëmë edhe selfie bashkë pra foto, duke hequr kapelen. Më tha se si mund të më ndihmonte dhe ta zgjidhte gjithçka, pasi ishte vonë për në stërvitje. I thashë të ndërronim makinat, sigurisht me humor… Bëra një foto me të sepse njerëzit nuk do ta besonin që më aksidentoi Zidane”.