Zidane do të luajë finalen e tij të nëntë si trajner i Real Madridit, të dielën, ora 19:00. Francezi ende nuk e njeh humbjen: ka fituar tre finale të Champions (2016, 2017, 2018), dy Superkupa Europiane (2017, 2018), dy Botërorë për Klubet (2016 dhe 2017) dhe një Superkupë Spanjolle (2017). Nëse “Zizou” do të arrijë të ngrejë Superkupën e tij të dytë të Spanjës, do ta çonte në dhjetë numrin e trofeve si trajner i “Los Blancos” dhe do të afrohej me Miguel Muñoz (14 trofe) si trajneri më i suksesshëm në historinë e Real Madrid. Francezi ka fituar 66% të ndeshjeve (124 fitore, 40 barazime dhe 22 humbje në 185 ndeshje), në dy periudhat si trajner: janar 2016 deri më qershor 2018 dhe mars 2019 deri më sot.
Geni fitues i Zidane u evidentua që në finalen e Champions League, në maj 2016, kundër Atlético Madrid në Milano (1-1, me kohë shtesë dhe 5-3 nga penalltitë). Rikthimi i rezultatit kundër rivalit të përjetshëm iu dha oksigjen të bardhëve dy muaj më vonë. Ata mposhtën Sevillan 3-2 në finalen e Superkupës Europiane. Viti i mrekullueshëm 2016 u mbyll me fitoren ndaj Kashima (4-2), për të ngritur edhe titullin e Botërorit të Klubeve. Në më pak se shtatë muaj, Zidane kishte fituar tashmë tri finale. Por më e mira nuk kishte ardhur ende: Juventus u shkatërrua në finalen e Champions League, qershor 2017. Pas saj triumfi në Superkupën Europiane (2-1 ndaj Manchester United në Shkup); dhe ai në Superkupën e Spanjës (1-3 në “Camp Nou” dhe 2-0 në “Bernabéu”, ndaj Barcelonës). Nuk kishte asnjë mënyrë për të ndalur Zidan: vetëm tre humbje nga gushti deri në dhjetor (Betis 0-1, Girona 2-1 dhe Tottenham 3-1). Epilogu i këtyre arritjeve mbresëlënëse përfundoi në dhjetor 2017, duke mposhtur Gremio në finalen e Botërorit për Klube (1-0). Zidane kishte hyrë tashmë histori, por nuk përfundonte këtu: Championsi i tij të tretë radhazi kundër Liverpool-it, në vitin 2018 (3-1).
Një rrugë e pandalshme
Real Madrid ka 15 ndeshje zyrtare radhazi pa humbje. Disfata e fundit ishte më tetor, kundër Mallorca. Duhet të kujtojmë se kishte 40 ndeshje pa humbur, me 30 fitore dhe 10 barazime, midis prillit 2016 dhe janarit 2017. Që prej asaj kohe, kjo është seria më e mirë e rezultateve pozitive radhazi në historinë e Madrid. Të dyja periudhat kanë Zidane si protagonist. Kjo nuk është diçka e re për francezin, ai është trajneri me rekordet më të shumta në Madrid. Arkitekt i tre Champions-ve radhazi (barazohet me Ancelotti-n dhe Paisley-n), “Zizou” gjithashtu ka minimumin e humbjeve në 100 ndeshjet e para (8 ndeshje) dhe ka shënuar në 60 ndeshje radhazi. Zidane është drejt rekordit të Miguel Muñoz si në tituj (14 trofe), ashtu edhe në ndeshje të drejtuara (424 në 15 vite). Nëse e kalon Munoz, francezi do të ishte trajneri për t’u mundur.