Sport Zidane: Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do punoja shofer

Zidane: Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do punoja shofer

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane ka zbuluar se çfar do të kishte bërë nëse ai nuk do të ishte futbollist.

Me siguri do të kisha qenë një shofer , tha francezi në një intervistë për Bein Sports France.

Trajneri i Real Madrid foli edhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e cilësoi të jashtëzakonshëm.

Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, është lojtar shumë inteligjent dhe mëson shpejt. Ai tërheq të tjerët dhe natyrisht është më i miri. Jam i kënaqur me grupin që kam tani , tha Zidane.

Zizu gjithashtu foli edhe për stilin e tij të lojës.

Dua që skuadra të luaj mirë dhe të ketë lojtarë të jashtëzakonshëm. E vetmja gjë që na intereson për momentin është që të kemi mënyrën tonë të lojës dhe të posedojm më shumë se kundërshtari topin, madje edhe kundër Barcelonës .

Si e mori drejtim të Realit?

Kreu i pankinës së Los Blancos shpjegoi edhe ardhjen e tij në drejtim të ekipit të par dhe marrëveshjen e bër me presidentin, Florentino Perez.

Gjithçka u bë shumë e shpejt. Isha në Castilla dhe presidenti më thirri dhe më tha se duhej të merrja përgjegjësinë për të drejtuar ekipin e parë . Strategjia e tij është e qartë , ai e di se ku po shkon dhe çfarë dëshiron. Por, un nuk e di se sa kohë do të zgjasë , tha ai.

I pyetur për kapitenin Sergio Ramos, Zidane tha se mbrojtësi spanjoll është një lider ndërsa Benzema një talent i vërtetë .