Sport Zielinski dhe një anëtar i stafit të Napolit me Covid, frikë para...

Zielinski dhe një anëtar i stafit të Napolit me Covid, frikë para ndeshjes me Juven

Dy anëtarë të Napolit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pas raundit të dytë të testimeve. Klubi italian dha vetë lajmin përmes një shënimi zyrtar: “Në fund të analizimit të tamponëve të marra dje, futbollisti Piotr Zielinski dhe bashkëpunëtori Giandomenico Costi ishin pozitivë në Covid-19”.

Kundër Genoas, Zielinski u aktivizua titullar. Ai shënoi golin e epërsisë së dyfishtë në fillim të pjesës së dytë. Zielinski u zëvendësua në minutën e 73-të nga Gattuso me Ghoulam. Të shtunën në mëngjes, në prag të ndeshjes kundër Juves, do të bëhet analizat e treta, rezultatet e të cilave do të jenë vendimtare për zhvillimin e kësaj sfide të madhe të fundjavës. Rezultatet duhet të dalin në mbrëmje në mënyrë që të vendoset për nisjen për në Torino.