Bota Pati kontakte me Trump, del rezultati i testit antiCovid për Joe Biden

Pati kontakte me Trump, del rezultati i testit antiCovid për Joe Biden

Pasi presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij rezultuan të prekur me koronavirus disa orë më parë, testimit iu nënshtruan dhe shumë bashkëpunëtorë të afërt të kreut të Shtëpisë së Bardhë madje dhe vetë kandidati demokrat Joe Biden me të cilin u përball në Ohio në debatin e parë presidencial.

Burime nga drejtuesit e fushatës së demokratëve për Presidencialet bëjnë me dije se Joe Biden së bashku me bashkëshorten e tij Jill morën përgjigje negative nga testimi i kryer.

Joe Biden dhe Donald Trump patën kontakte me njëri-tjetrin në debatin e ashpër presidencial që u zhvillua mbrëmjen e së martës në sallën e një universiteti në Ohio.