Airbnb, faqja e internetit e shtëpive me qira duke se po konkurrohet nga një tjetër faqe e cila ofron të njëjtat shërbime.
Marriott (MAR) konfirmon se është duke hapur një shërbim të ri me qira si Airbnb, i quajtur Homes & Villas nga Marriott International, që fokusohet në pronat e pasura. Shërbimi do të ofrojë 2,000 “shtëpi premium dhe luksoze” në më shumë se 100 qytete.
“Fillimi i Homes & Villas nga Marriott International pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj inovacionit pasi nevojat e konsumatorëve gjatë udhëtimeve po evoluojnë” tha në një deklaratë Stephanie Linnartz, oficeri komercial i Marriott.
Duke gjykuar nga fokusi në pronat e pasura, shërbimi i ri i Marriott-it është më shumë një konkurrent ndaj shërbimit të Airbnb, i cili ofron prona të ngjashme me qira në vende të ndryshme.
Disa nga shtëpitë që ata do të ofrojnë janë vila luksoze me shumë dhoma, me detaje përrallore si pishina gjigante, soba zjarri antike druri, pamje magjike nga deti i Mesdheut etj. Por edhe pse me një vlerë të ardhurash prej 20.76 bilion dollarësh është vështirë për Marriot të arrijë të konkurrojë me Airbnb dhe Booking.com.
Investimi më i fundit i Airbnb ishte pikërisht blerja e aplikacionit për “hotel të minutës së fundit”, Hotel Tonight për një vlerë të pazbuluar ende. Kompania gjithashtu njoftoi sot për një lloj të ri strehimi që kombinon komfortin e një shtëpie dhe mikpritjen në një hoteli. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me RXR Realty dhe do të zërë si fillim 10 kate të ndërtesës 75 katëshe të Rockefeller Plaza në New York.