“Na falni, na falni një mijë herë”, – ka qenë ky reagimi i shkrimtarit brazilian me famë Paulo Coelho, si reagim ndaj deklaratave jo-diplomatike të bëra në Francë nga Presidenti Jair Bolsonaro në lidhje me krizën e shkaktuar nga zjarret në Amazon.
Përveç kësaj, një lëvizje ka dalë në Tëitter për të mbështetur zonjën e parë franceze Brigitte Macron, pamja fizike e së cilës u tall nga Bolsonaro në deklarata që Macron i ka konsideruar si “mosrespektim i plotë”.
“Kjo është një ditë e trishtuar, që unë t’u kërkoj falje miqve të mi francezë për krizën. Do të thosha për shkak të histerisë së Bolsonaros ndaj Francës, presidentit francez dhe gruas së tij”, tha Coelho në Tëitter.
Shkrimtari, i lindur në Rio de Janeiro në 1947, është një nga autorët më të lexuar në botë.
“Ndërsa Amazon po digjet, ata nuk kanë argumente dhe thjesht fyejnë, mohojnë dhe flasin marrëzira, vetëm e vetëm që mos marrin asnjë përgjegjësi”, shtoi shkrimtari famoz, duke aluduar për zyrtarët brazilianë.
“Kjo është një kohë e errët për Brazilin…Unë ju ofroj falje”, shtoi shkrimtari, i cili është ambasadori i paqes i Kombet e Bashkuara, si dhe themeluesi i një fondacioni në Rio, që ka si mision të ndihmojë të varfërit dhe viktimat e diskriminimit në Brazil.