Një zjarr masiv ka rënë këtë të enjte në katin e 9 të një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në rrugën “Sali Butka”.
Siç duket në këtë video zjarri vijon të jetë aktiv prej 1 ore, madje është përhapur edhe në kate të tjera të ndërtesës.
Të gjithë banorët e pallatit kanë dalë jashtë, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse, ashtu sikurse policia.
Deri në këto momente fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.
Eksperti Fatmir Taraj tha në një intervistë për Euronews Albania tha se zjarri në pallatin te 21 Dhjetori u përhap me shpejtësi për shkak të materialit të fasadës, që është me polisterol.
Ai shpjegoi se polisteroli, që po përdoret gjithnjë e më shumë në pallatet e reja për fasadën e jashtme duke qenë material i lehtë, digjet shumë shpejt në kushtet kur temperatura e zjarrit arrin në 1200 gradë.
“Polesteroli është material që digjet shumë shpejt, kjo e ndihmon nga kati në kat, zjarri shkon në 1200 gradë dhe duke qenë se materialet që përdoren në shtëpi janë të ndryshme dhe nxehtësia është shumë e madhe duke rrezikuar këtë pallat”, tha eksperti.