Aktualitet Zjarr masiv edhe në Lushnje: Digjen 3 magazina dhe një makinë

Zjarr masiv edhe në Lushnje: Digjen 3 magazina dhe një makinë

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar 3 magazina dhe një automjet në fshatin Konjat të Lushnjes këtë të enjte. Nga flakët janë djegur edhe traversat e drurit të hekurudhës Dushkë-Fier.

Katër makina zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit e Divjakës po përpiqen të venë flakët nën kontroll.

Dëme të shumta u janë shkaktuar banorëve, të cilët kanë ndërtuar mbi kanalin kullues. Sipas policisë, dyshimet janë se vatra e zjarrit ka qenë në barishtet e thata të zonës.

Dikush ka dashur të pastrojë kanalin e më pas flakët kanë djegur pemët e pishave buzë aksit nacional Lushnje-Rrogozhinë.

Era ka përhapur flakët duke e çuar drejt shtëpive të fshatit.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e zjarrvënësit.