Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Zonja e Parë është në gjendje të mirë shëndetësore, asimptomatike, ka njoftuar zyra e shtypit të presidencës ukrainase. Zelenska është duke qëndruar në shtëpi, e izoluar nga pjesëtarët e tjera të familjes.
Ndërkohë, Presidenti dhe fëmijët u testuan dhe rezultuan negativë.