Aktualitet Zv.ministri i Brendshëm: Vajzat e show-bizz në Shqipëri, eskorta të bosëve të...

Zv.ministri i Brendshëm: Vajzat e show-bizz në Shqipëri, eskorta të bosëve të drogës

Gazetari Lorenc Vangjeli, tha mbrëmë në studion e emisionit “Opinion se “emra politikanësh, punonjësish policie të nivelit të lartë, personazhe të njohur të medias apo të shoë bizz-it, janë gjetur në telefonat dhe në blloqe të kriminelëve”.

Sipas tij, këto materiale janë zbuluar në tre episode kriminale, dy prej të cilave janë vrasje.

“Në telefona celularë apo në blloqe janë gjetur emra zyrtarësh të lartë, emra punonjësish policie të nivelit të lartë, personazhe të njohur të medias apo të show bizz-it të cilat janë mbajtur të fshehta.

Ne të gjithë i dimë këto Blendi. Në një bllok shënoheshin sasitë e kokainës, pagesat që kishin bërë”, tha Vangjeli.

Por kjo deklaratë mori edhe miratimin e zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, që tha se është e vërtetë që “vajza të reja të njohura në botën e showbizz kanë qenë të përfshira në grupet kriminale”.

Sipas tij, ato janë paguar dhe janë përdorur për fat të keq si eskorta nga bosët e krimit në Shqipëri.