Parlamenti zviceran kërkon miratojë blerjen e një sasie avionësh luftarakë për 5.1 miliardë euro, por kjo ka hasur në kundërshti, gjë që menjëherë po çon në organizimin e një referendum në mënyrë që zviceranët të mund të vendosnin.
Rindërtimi i flotës së avionëve luftarakë në vendin që s’është prekur kurrë nga lufta, është shndërruar në një debat politik pasi zviceranët refuzuan një blerje të 22 aeroplanëve suedezë nga grupi Saab Gripen në një referendum në 2014.
Por përkundër kësaj, qeveria dëshiron të rindërtojë flotën e saj të mbrojtjes ajrore sa më shpejt të jetë e mundur, duke thënë se avionët luftarakë F / A-18 të SHBA-së nën posedim do të skadojnë deri në vitin 2030.
“Nëse nuk zëvendësohen me kohë, pas vitit 2030 Zvicra nuk do të jetë në gjendje të mbrojë hapësirën e saj ajrore”, thanë autoritetet.
Pas disa javësh debat, të dy shtëpitë e parlamentit zviceran, të cilat kanë shumicën e partive të krahut të djathtë dhe qendrës, përfundimisht pranuan një paketë me vlerë 5.1 miliardë euro, siç u propozua nga qeveria.
Por duke vlerësuar shumën shumë të lartë, Partia Socialiste (PS) organizoi menjëherë një referendum, duke thënë se “Zvicra nuk ka nevojë për avionë luftarakë luksozë”.
“PS është e sigurt se avionë të tillë janë të padobishëm për shumicën e detyrave të kryera nga Forcat Ajrore Zvicerane. Blerja e avionëve luftarakë më të lirë do të siguronte sigurinë e hapësirës ajrore zvicerane duke mbrojtur interesat e taksapaguesve”, tha kjo parti në një deklaratë.