Qeveria zvicerane planifikon të ofrojë një bonus prej 50-frangash
Të gjithë zviceranët që bindin miqtë, kolegët ose të afërmit e tyre që të vaksinohen kundër COVID-19 do të shpërblehen, një vendim i cili inkurajon njerëzit të vaksinohen.
”Personat që nxisin të tjerët të marrin vaksinën do të marrin kuponë me vlerë 50 franga”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Alain Berset. Kuponët mund të përdoren në restorante ose kinema.
Qeveria zvicerane do të shpenzojë 150 milionë franga për këtë plan i cili sipas Berset është një investim tepër i vlefshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se 50 milionë franga shpenzohen aktualisht çdo javë për testet e Covid.
Qeveria gjithashtu planifikon të krijojë 50 qendra të tjera të lëvizshme të vaksinimit. Njësi falas vaksinimi do të ketë kudo ku mblidhen njerëz në stadiumet e futbollit, qendrat tregtare, autobusë etj.
Rreth 42% e popullsisë së saj prej 8.7 milionë nuk është vaksinuar plotësisht, ende çka tregon se Zvicra ka një normë të ulët vaksinimi.