Aktualitet Arrestohet 33-vjeçari që mashtroi për tre vite gjermanët me Call Center

Arrestohet 33-vjeçari që mashtroi për tre vite gjermanët me Call Center

Policia e Tiranës arrestoi 33-vjeçarin Andi Fosa nga Kavaja me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë, ku është i implikuar në veprimtarinë kriminale të mashtrimit me anë të Call Center-ve të disa shtetasve gjerman.

Duke iu referuar mediave kosovare, Fosa ishte në drejtimin e një grupi kriminal që kishin përfituar vlera të mëdha monetare duke mashtruar për 3 vite qytetarët gjerman me lloto online.

Nga operacioni i zhvilluar në mars të këtij viti janë sekuestruar mbi 2 milionë Euro.