Sport Zyrtare: Champions rikthehet më 8 gusht, “Final Eight” në Lisbonë

Zyrtare: Champions rikthehet më 8 gusht, “Final Eight” në Lisbonë

Tani është zyrtare. Kampionët e rinj të Champions League do të shpallen pas sistemit “Final Eight” me ndeshjet që do të luhen të gjitha në Lisbonë.

UEFA e ka bërë zyrtare tashmë vendimin për të spostuar të gjitha ndeshjet prej çerekfinaleve në një shtet të vetëm.

Champions do të rikthehet në datën 8 gusht me ndeshjet e kthimit të 1 të 8-ave dhe finalja e madhe e trofeut me “veshë të mëdhenj” është programuar të zhvillohet në 23 gusht.

Tetë skuadrat më të mira do të nisin duelet teke mes datave 12 dhe 15 gusht dhe do të luajnë takimet gjysmëfinale më 18 dhe 19 gusht. 7 ndeshjet e fundit të Champions do të luhen në 2 stadiume atë të “Hose Alvalade” dhe në stadiumin “Da Luiz”.

Formati është i njëjtë edhe për “Europa League” por me ndeshjet që do të luhen të gjitha në Gjermani. “Final Eight” i këtij kompeticioni do të shpërndahet në 4 qytete të ndryshme gjermane: Duisburg, Gelsenkirchen, Duseldorf dhe Këln.

Çerekfinalet e Europa League do të nisin në datat 5 dhe 6 gusht ndërkohë që Inter-Getafe dhe Roma-Sevija të cilat mbetën pa u luajtur, do të zhvillohen edhe ato me vetëm 1 takim. Finalja e Super Kupës së Europës, trofeut që i jep start sezonit të ri, të zhvillohet në Budapest në datën 24 shtator.