Federata Shqiptare e Futbollit, pas vendimit të arbitrave për të bojkotuar kampionatin, ka njoftuar të gjithë klubet shqiptare të të gjitha kategorive se nuk do të zhvillohen ndeshjet e programuara për fundjavën.
Nuk dihet ende se sa do të zgjasë bojkoti i arbitrave dhe cila do të jetë zgjidhja, por është e sigurt që të paktën këtë fundjavë nuk do të luhet futboll në të gjitha kategoritë.
Federata Shqiptare e Futbollit pret reagimin e Policisë së Shtetit, që të marrë përgjegjësitë për sigurinë e “bilbilave” me praninë e tyre në impiantet sportive, si e vetmja rrugë për të shmangur incidentet si ai i Kamzës, ku u dhunua barbarisht gjyqtari Eldorian Hamiti.
Në superiore, sipas programit, të premten do të zhvilloheshin Skënderbeu-Kukësi dhe Partizani-Teuta, ndërsa të shtunën Kastrioti-Tirana dhe Laçi-Flamurtari.
Me përjashtimin e Kamzës Luftëtari është pushim, pasi i merr tri pikët në tavolinë.