Nju Jorku ka legalizuar marijuanën për të rritur dhe sipas ligjit të ri, të gjithë dosjet e njerëzve të dënuar më parë për të tilla akuza, do të rishikohen sërish.
Legjislacioni i ri u nënshkrua ditën e mërkurë, duke e bërë zyrtarisht Nju Jorkun shtetin e 15-të që lejon përdorimin e marijuanës për të rriturit, duke filluar nga mosha 21-vjeçare.
Pra, duke filluar nga 31 marsi, njerëzit janë të lirë të posedojnë deri në 85 gram kanabis për përdorim vetjak dhe jo vetëm.
Kur do të fillojnë shitjet e lira?
Kjo mund të kërkojë një vit apo edhe më shumë. Ndryshimi nuk do të jetë i menjëhershëm pasi fillimisht duhen përgatitur të gjitha procedurat ligjore që lidhen me një aktivitet të tillë: duke nisur nga mekanizmat e vendosura nga shteti, rregullat specifike për prodhimin e deri tek liçensimi i atyre që do ta shesin.
Qytetarëve do t’u lejohet të pinë në po të njëjtat zona publike ku është i lejuar edhe duhani. Në muajt në vijim, njerëzve do të mund t’i vijë nëpër shtëpia kanabisi i porositur dhe jo vetëm kaq, por mund ta mbjellin në shtëpi deri në 6 të mbjella.
Sipas guvernatorit të vendit, Andrew Cuomo, kjo ngjarje shënon një ditë historike për Nju Jorkun, pasi vetëm tani do t’i vijë fundi dënimeve të ashpra me burg duke krijuar nga ana tjetër një industri fitimprurëse që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit.
Pritet që pas këtij ligji, të krijohen të paktën 60,000 vende të reja pune dhe shteti do të mund të gjenerojë $350 milionë nga taksat vjetore.