Extra Praktikon anglisht disa herë në javë dhe shmang pastat: Disa “sekrete” të...

Praktikon anglisht disa herë në javë dhe shmang pastat: Disa “sekrete” të Putin

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka dhënë një intervistë për “Argumenti i Fakti“, ku edhe ka treguar disa fakte interesante lidhur me jetën e presidentit rus Vladimir Putin.

Në intervistën e dhënë, Peskov ka bërë me dije se kreu i shtetit rus është i apasionuar pas gatimeve të thjeshta, por shmang pastat.

Kur u pyet nëse kishte një pjatë që lideri rus nuk mund ta konsumonte, Peskov tha: “Unë nuk e di nëse ai ka probleme me ndonjë lloj ushqimi.

Nuk është i komplikuar kur bëhet fjalë për ushqim dhe sigurisht që ai ha një ushqim të zakonshëm, por përpiqet të shmangë produktet e brumit”.

Temë e bisedës ishin gjithashtu rrobat e pazakonta që Putini veshi gjatë pushimeve të tij në taigën Siberiane.

Edhe pse Putin bie në sy me peliçet e tij, Peskov u shpreh se ai nuk kujdeset shumë për pamjen, pasi të gjithë kostumet që vesh e blen duken të njëjta. Ai shton se Putin nuk ka një stilist personal që e kuron në daljet publike.

Peskov gjithashtu zbuloi se si Putini ka njohuri të mira të gjuhës angleze dhe gjermane.

“Ai shikon kanale televizive gjermane, programe në anglisht. Jo çdo ditë, por ai praktikon anglisht disa herë në javë. Këto janë leksione të shkurtra, por të rregullta“, tha Peskov.

Kur bëhet fjalë për hobi, Putini pëlqen të lexojë kryesisht “literaturë historike, kujtime”, madje është “fans” i madh i gazetave.

Sa për kafshët shtëpiake të Putinit, Peskov thotë se ata janë më pak në vëmendjen e publikut tani, dhe kjo është arsyeja pse ai nuk dëshiron të flasë për to, por që kafshët shtëpiake janë gjithmonë në jetën e presidentit.

Megjithatë edhe Putin ka një preferencë. “Unë nuk e kam parë me mace, por me qen. S’e kam parë kurrë me mace“, e mbylli ai.