Top Channel ka zyrtarizuar sot emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit që do të zëvendësojë ish-Top Story-n e Sokol Ballës çdo të enjte.
Së bashku me Rakipin do të jetë edhe analisti Andi Bushati, por jo Fatos Lubonja.
Ky i fundit do të vazhdojë si analist i News24.
Deklarata e Top Channel:
Aktualiteti politik, ekonomik dhe social, personazhet më të ekspozuar të vendimmarrjes, fenomenet që na shqetësojnë përditë, por edhe personazhet më pak të ekspozuar, ata që politika i harron pasi u merr votën, do të vijnë në Top Channel çdo të enjte nga data 25 janar si Të Paekspozuarit.
Një emision nga Ylli Rakipi, me gazetarin dhe analistin Andi Bushati dhe plot emra të tjerë të njohur të gazetarisë shqiptare.