Zinedine Zidane është rikthyer në krye të stolit të skuadrës së Realit të Madridit, duke i befasuar të gjithë.
Skuadra po kalon një situatë mjaft të vështirë pas eliminimit nga Champions League dhe u fol se do të ishte Mourinho trajneri që do të zëvendësonte Solarin, por në fakt ka ndodhur e kundërta.
Drejtuesit e klubit madrilen kanë rënë dakord, që të rikthejnë në krye të skuadrës trajnerin e tre Champions-ve të fituara radhazi.