Zlatan Ibrahimovic është zyrtarisht lojtari më i ri i Milanit.
“U ktheva te një klub që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe këtë qytet e adhuroj pa fund. Do të luftoj bashkë me shokët e skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e sezonit dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur objektivat tona”, janë fjalët e para të suedezit.
Ibrahimovic rikthehet te Milani pas 7 vitesh dhe ka nënshkruar një kontratë 6 vjeçare me mundësi shtyrje edhe për një tjetër sezon.
38-vjeçari do të veshë fanelën me numrin 11. Më 2 janar, ai do të kryejë edhe testet mjekësore, për t’u bashkuar më pas me shokët e rinj të skuadrës.