Tashmë është zyrtare, Luis Enrique do të jetë trajneri i skuadrës spanjolle në Europianin e vitit 2020. Trajneri asturian rikthehet në detyrë për fazën e fundit të turneut kontinental dhe kështu rikuperon një pozicion që deri tani e mbajti Robert Moreno, trajneri i tij i dytë i mbajtur deri në mars, kur iu desh të braktiste punën për arsye serioze familjare.
Robert Moreno atëherë mori përsipër funksionet e trajnerit të Kombëtares dhe e ka bërë atë me sukses, duke e kualifikuar Spanjën në Europian dhe duke arritur, në nëntë ndeshjet e fazës së grupeve të luajtura nën urdhrat e tij, shtatë fitore dhe dy barazime.
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pavarësisht kualifikimit të Spanjës për turneun e verës së ardhshme, nuk deshi ta konfirmonte Robert Morenon, i cili para ndeshjes me Rumaninë ishte i bindur se do ta qëndronte në detyrë edhe gjatë finaleve të Europianit.
“E kam thënë dhe më parë, në çdo dalje timen përpara medieve, që Luis Enrique e ka pasur derën e hapur te Spanja. Ai u largua në një moment mjaft të keq, pasi vajza e tij ishte sëmurë. Roberto Moreno na komunikoi që nuk donte të vazhdonte më të ishte në krye të Kombëtares, kjo edhe për shkak sepse kishte folur me Enriquen, të cili i kishte premtuar se në momentin që ai mund të rikthehej, Moreno do të largohej. Nisëm një projekt me Luis Enriquen pas Botërorit 2018 dhe projekti ishte menduar që do të vazhdonte deri në Kupën e Botës të vitit 2022 në Katar. Lideri i këtij projekti ishte Enrique dhe ai ka të gjithë besimin tonë”, deklaroi Rubiales.