Kulturë 100 librat më të mirë të 2017-ës

100 librat më të mirë të 2017-ës

Të  gjithë të apasionuarit pas librave e dinë mirë se kjo periudhë krahas festave, sjell edhe analizën e titujve më të mirë të vitit që për pak do e lëmë pas.

Prestigjiozja “The New York Times” ka publikuar listën e 100 librave më të mirë të 2017-ës dhe bloguilibrit.com e ka sjellë listën në shqip.

 PROZË DHE POEZI

AMERICAN WAR  nga Omar El Akkad  – Një histori që ngre pikëpyetjen se çfarë mund të ndodhë nëse Amerika do t’i kthente politikat më shkatërruese dhe armët më vdekjeprurëse kundër vetvetes.

ANYTHING IS POSSIBLE nga Elizabeth Strout – Një volum i ri pas “My name is Lucy Barton”. Libri i referohet një qyteze të vogël karaktereve që banojnë në njëqytet të vogël, në përpjekje për t’i dhnë kuptim traumave të së shkuarës.

AUTUMN nga Ali Smith – Libri flet për miqësinë mes një burri 101 vjec dhe një gruaje 32 vjeç në Britani, pas Brexit.

BAD DREAMS AND THE OTHER STORIES nga Tessa Hadley – 10 histori të jashtëzakonshme nën penën e Hadley-t.

BEAUTIFUL  ANIMALS nga Lawrence Osborne – Historia zhvillohet në një ishull grek ku dy gra takojnë një djalë refugjat sirian të pashëm.

THE BOOK OF JOAN  nga Lidia Yuknavitc – Në këtë histori të mrekullueshme, Toka rreth viteve 2049 është shkatërruar nga ngrohja globale dhe luftrat.

A BOY IN WINTER nga Rachel Seiffert – Libri i Seiffert rrëfen kontratat , tradtitë në një qytet në Ukrainë, i cili i është dorëzuar Hiterit.

THE CHANGELING  ngs Victor LaValle – Historia ka në qendër Apollo Kagëa, një shitës i librave të përdorur.

CHRISTMAS DAYS  nga Jeanette Winterson – Një libër dhuratë nga shkrimtarja britnike, sjell disa histori të këndshme dhe argëtuese.

DANCE OF THE JAKARANDA nga Peter Kimani – Libri bazohet në fakte historike që vijnë në trajtën e një romani rrëfyer nga një poet Kenian, i cili zbulon të shkuarën e vendit të tij.

THE DARK FLOOD RISES nga Margaret Drabble – Një udhëtim përgjatë Anglisë është romani që do t’ju mbesë gjatë në mendje.

THE DINNER PARTY nga Joshua Ferris –  11 histori të jashtëzakonshme rreth ankthit, poshtërimit, vetëndërgjegjësimit.

THE ESSEX SERPENT nga Sarah Perry – Kur burri dominant i  Cora Seaborne’s vdes, ajo i rikthehet jetës së saj si një e ve e re me aq lehtësim po as sa edhe trishtim : martesa e saj nuk ishte e lumtur.

EXIT WEST nga Mohsin Hamid – Në një vend që ndodhet në prag të luftës civile dy të rinj takohen me njëri-tjetrin. Nadia sensuale dhe e butë takohet me Saeed. Historia e tyre mban mbërthyer lexuesin çdo faqe.

FAST nga Jorie Graham –  Graham i krijoi këto poema pas një traume politike personale – prindërit e saj po vdesin, ajo është nën trajtimin e kancerit, dhe vendi i saj është në luftë dhe kriza ekologjike.

FIVE-CARAT SOUL  nga James McBride – Fituesi i çmimit “Book Aëard” e romanin “The good Lord Bird” vijon të eksplorojë racat , patriarkatin, muzikën dhe historinë.

FOREST DARK nga Nicole Krauss – Në gjurmët e jetës së dy Amerikanëve që jetojnë në Izrael, ky roman shpalos mistere të shumta, rreth vetes dhe vendit.

4321 nga Paul Auster –  Auster ka shkruar një roman të mrekullueshëm ku i prezanton lexuesit jetën e një djali hebre .

FRESH COMPLAINT nga Jeffrey Eugenides – Eugenides vijon të na mahnisë me historitë e tij të përmbledhura në një libër të vetëm.

FUTURE HOME OF THE LIVING GOD nga Louise Erdrich – Botës është duke I ardhur fundit. Evolucioni ka përmbysur veten, duke prekur çdo krijesë të gjallë në tokë.

GIVING GODHEAD nga Dylan Krieger – Sikurse na tregon titulli “Giving Godhead” është një vëllim me poezi që sfidon kufirin mes të shenjtëve dhe të atyre që cilësohen të pahijshëm duke grumbulluar imazhet biblike.

HISTORY OF WOLVES nga Emily Fridlund – Katërmëdhjetë vjeçarja Madeline jeton me prindërit e saj në pyjet e bukura të Minesotës veriore, në një komunë të braktisur. E izoluar në shtëpi, dhe një njeri I cuditshëm në shkollë, Madeline tërhiqet nga enigmatiku Lily, njëherazi mësuesi I historisë që është akuzuar për posedim të pornografisë së fëmijëve.

HOME FIRE nga Kamila Shamsie – Isma është e lirë. Pasi kujdesit disavjeçarë për binjakët pas vdekjes së të ëmës, ajo merr një ftesë nga një mentor në Amerikë, që I lejon asaj të rifillojë një endërr të gjatë.

HOMESICK FOR ANOTHER WORLD nga Ottesaa Moshfegh – Historitë e grumbulluara në këtë libër I kushtohen vetmisë, dëshirës, shpresës dhe vetë ndërgjegjësimit.

A HORSE WALKS INTO A BAR nga David Grossman – Pena magjike e Grossman vjen me një rrëfim zbavitës, mbi jetën e një komediani.

THE IDIOT nga Elif Batuman– Selin vajza e një emigrant turk mbërrin në Harvard. Ajo regjistrohet në klasa që I referoheshin gjërave që ajo nuk I kishte dëgjuar asnjëherë në jetë.

ILL WILL nga Dan Chaon – Dy krime të pazbuluara një që I përket të shkuarës dhe një të tashmes , lidhen në kujtesën e një njeriu.

A KIND OF FREEDOM nga Margaret Wilkerson Sexton – Evelyn jeton në New Orlins në kulim e luftës së dytë botërore. Asaj I duhet të zgjedhë mes jetës së saj të privilegjuar dhe njeriut që do.

LESS nga Andrew Sean Greer– Në prag të ditëlindjes së 50-të , një shkrimtar I dështuar gjen ngushëllim në ftesat letrare që I mundëson atij të udhëtojë në mbarë botën.

LINCOLN IN THE BARDO nga George Saunders –  Në këtë histori që është vlerësuar me çmimin “Man Booker”, Abraham Lincoln viziton varrin e djalit të tij Ëillie në 1862, ku është I rrethuar nga fantazmat në purgator.

MANHATTAN BEACH nga Jennifer Egan – Libri I Egan ka nj mbivendosje historish në të, por vërtitet rreth historisë së një gruaje që punon në Brooklyn Naval Yard gjatë Luftës së Dytë Botërore.

MRS. OSMOND nga John Banville –  ‘Cfarë është liria’  mendonte ajo ‘përveç të drejtës për të ushtruar zgjedhjet e dikujt’ ? Isabel Osmond një trashëgimtare e zellshme dhe inteligjente ikën në Londër pasi mëson se burri e ka tradhëtuar.

MY ABSOLUTE DARLING nga Gabriel Tallent –Personazhi kryesor I romanit është Turtle, një katërmbëdhjeë vjeçar që rritet I egër në pyjet e Kalifornisë Veriore.

NEW PEOPLE nga Danzu Senna – Mria është në prag të një jete që kurrë nuk e ka menduar të jetë e mundur. Ajo dhe Khalil të dashur që në kolegj, po planifikojnë martesën e tyre. Ata janë çifti I përsosur . Të paktën në pamje të parë J

THE NINTH HOUR nga Alice McDermott – Një roman I mrekullueshëm nga një prej shkrimtarëve më të mira të Amerikës – një rrëfim që prek shekullin e XX-të . Një vejushë dhe vajza e saj së bashku me një grup murgeshash që I shërbejnë komunitetit Irlandez – Amerikan në Brooklin, është historia që do t’ju mbërthejë pas librit.

PACHINKO nga Min Jin Lee – Një histori mbesëlënëse për katër breza në një familje korane në Japoni.

THE POWER nga Naomi Alderman – Në këtë libër Bota është një vend I njohur : është një fëmijë I pasur nigerian që flet rreth pishinës së familjes; një vajzë prindërit e të cilës janë fetarë që fshehin natyrën e tyre të vërtetë; një politikan amerikan vendas; një vajzë e vështirë në Londër . Diçka ka ndryshuar, çka bën që jeta e tyre të marrë një kthesë tjetër.

THE REFUGEES nga Viet Thanh Nguyen – Ky koleksion I shkëlqyer I historive të mbledhura përqëndrohet te gratë dhe burrat e zhvendosura gjatë kohës së luftës dhe kryesisht të vendosur në Kaliforni.

SELECTION DAY nga Aravind Adiga –  Pasi fitoi çmimin “The booker” në vitin 2008 me “Tigri I bardhë”, Agata vjen me një tjetër roman të mrekullueshëm. “Selection day” është një vështrim I mprehtë I Indisë modern, e cila vendoset në historinë e dy vëllezërve adoleshentë.

A SEPARATION nga Katie Kitamura – Një grua britanike udhëton drejt një ishulli grek në kërkim të bashkëshortit të saj, I cili është zhdukur.

SING , UNBURIED, SING nga Jesmyn Ward – Romani I Ward që fitoi Çmimin Kombëtar të Librit, kombinon aspektet e jetës së rrugës në Amerikë dhe historitë e fantazmave pas goditjeve të gjata të një uragani.

SIX FOUR nga Hideo Yokoyama – Një ish hetues, punon pranë policisë si këshilltar për mediat, teksa përballet keqazi me gazetarët e zemëruar, pas rrëmbimit të një vajze 14 vjeçare dhe vajzës së tij adoleshnte të zhdukur.

STAY WITH ME nga Ayobami Adebayo – Ky roman është një përshkrim I një martese në Nigeri në prag të trazirave politike në vitin 1980.

THE STONE SKY nga N.K Jemisin – Ky libër ështëseria e tretë e sagës së Jemisin , ku me dy vëllimet e para fitoi “Hugo Award”. Ky është vazhdimi I një historie që të lë pa fjalë. Një nënë se bashkume të bijën hyjnë në një luftë gjeologjike për të përcaktuar fatin e tokës.

TIES nga Domenico Starnone – Burri I një gruaje të identifikuar si Elena Ferrante ofron një rrëfim të rrallë rreth një martese të tensionuar.

TRANSIT nga Rachel Cusk – Në romanin e dytë pjesë e një trilogjie, Cusk vazhdon historinë e Faye, një shkrimtar dhe mësues që së fundmi ka zbuluar se është gjysmë trokë.

WAKING LIONS nga Ayelet Gundar-Goshen – Një mjek izraelit godet aksidentalisht një emigrant dhe largohet nga vendngjarja. Historia merr nota thrilleri.

WHEREAS nga Layli Long Soldier – Long Soldier, një anëtar I fisit Oglala Sioux, sjell një vëllim poezish që ngre pikpyetje mbi gjuhën që ne përdorim për të përcjellë përjetimet personale.

WHITE TEARS nga Hari Kunzru – Një histori fantazmë rreth privilegjeve racial , përqasjes së kulturave.

WHO IS RICH nga Matthew Klam- Protagonisti në këtë roman, një illustrator në moshë të mesme , është një njeri shpeshherë konfliktual.

Nonfiction

AGE OF ANGER : A HISTORY OF THE PRESENT nga Pankaj Mishra – Mishra tenton të hedhë dritë në  historinë e fshehtë të krizës sonë globale.

AMERICAN FIRE nga Monica Hesse– Hesse tregon historinë e 67 zjarreve të rënë në Virxhinia në fillim të 2012-tës dhe misteri se përse një mekanik makinash qëndronte pas tyre.

ANIMAL STRIKE CURIOUS POSES nga Elena Passarello – Një cikël esesh , përmes së cilës Passarello paraqet biografinë e kafshëve të famshme, që nga mamuthët e mumifikuar e deri të Luanët.

THE BLOOD OF EMMETT TILL nga Timothy B.Tyson – Ky bestseller I jashtëzakonshëmi New York Times rishqyrton një ngjarje kryesore të lëvizjes së të drejtave civile.

BORN A CRIME : STORIES FROM A SOUTH AFRICAN CHILDHOOD nga Trevor Noah – Prezantuesi I “The Daily Show” shkruan për rritjen në Afrikën e Jugut .

BUNK : THE RISE OF HOAXES, HUMBURG, PLAGIARISTS,PHONIES , Post-Facts, and Fake News nga Kevin Young – Historia magjepsëse sjell nënshkrimet e një mashtrimi për të zbuluar në thelb frikën dhe racizmin që flenë Brenda.

CHURCHILL AND ORWELL : The fight for freedom nga Thomas E.Ricks –  Nga autori Bestseller vjen biografia e dyfsihtë e Winston Churchill dh George Orwell.

THE COLLECTED ESSAYS OF ELIZABETH HARDWICK nga Darryl Pinckney – Elizabeth Hardwick shkroi disa ese mes të cilave për demostratat e të drejtave cicile në vitet 1960, vendet ku jetonte, vendet ku udhëtonte , teatrin që kishte parë. Ajo ndan me lexuesit pasionin e saj më të madh për letërsinë.

A COLONY A NATION nga Chris Hayes – Amerikës i pëlqen të tregojë se ajo jeton në një botë ku nuk ekziston diskriminimi racore, megjithatë çdo investigim i pasurisë, papunësisë, burgosjeve, ndarjet në shkolla- zbulojnë se pabaraziaracore nuk ka bërë asnjë hap që nga viti 1968.

THE COLOR OF LAW nga Richard Rothstein-Në këtë rrëfim për metropolin modern të Amerikës, një udhëheqs autoritar në çështjet e politikave të strehimit hedh teorinë se qytetet e Amerikës janë racore dhe e bëjnë ndarjen de fakto përmes paragjykimeve; të ardhurave; si dhe përmes gjuhës së institucioneve.

THE CRISIS OF MIDDLE -CLASS CONSTITUTION nga Ganesh Sitaraman– Një libër që ngre edhe njëherë debatin mbi pabarazinë ekomike. Ganesh argumenton se një klasë e mesme e fortë dhe e konsiderueshme është një parakusht në funskionimin e sistemit kushtetues në Amerikë.

THE DAWN WATCH nga Maya Jasanoff – Historia e Joseph Conrad dhe një guidë në epokën e trazuar të globalizmit.

THE DEATH AND LIFE OF THE GREAT LAKES nga Dan Egan– Liqenet e mëdha përbëjnë rreth 20% të ujrave të ëmbla më gjithë botën dhe ofrojnë ushqim, punë , argëtim në fundjavë për dhjetra miliona amerikanë. Megjithatë ata janë në kërcënim, si kurrë më parë.

DESTINED FOR WAR nga Graham Allison – Kina dhe SHBA janë duke krijuar një luftë që askujt prej nesh nuk i duhet. Arsyeja është kurthi i Thucydides, një model vdekjeprurës që del në pah kur një fuqi është në rritje.

DEVIL’S BARGAIN nga Joshua Green– Nga reporteri që ka qenë që në fillim atje… Ky është libri që zbulon marrëdhënien midis Steve Bannon dhe Donald Trump për të kuptuar ngritjen e befasishme të së djathtës, rënien e Clinton dhe forcat e fshehura që çuan në turbullimin e historisë politike në Amerik.

THE EVANGELICALS nga Frances FitzGerald – Ky libër novator që ka fituar çmimin “Pulitzer”, është i pari që tregon historinë e fuqishme dhe dramatike të lëvizjes ungjillore në Amerikë, që nga epoka e putitanëve deri në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës.

THE EVOLUTION OF BEAUTY nga Richard O.Prum– Një riimagjinim sesi funksionojnë forcat evolucionare.

FASTING AND FEASTING nga Adam Federman–  Për më shumë se 30 vite Patience Gray, autorja e librit të njohur të gatimit “Honey from a Weed ” jetoi në zonën e Puglias. Pa energji elektrike, pa telefon,  dhe konsumonte lakra të egra që i mblidhte nga kopështi i komshinjve. Kjo është historia e saj e mrekullueshme.

FRIENDS DIVIDED nga Gordon S.Wood– Nga shkrimtari fitues i çmimit “Pulitzer” vjen një biografi madhështore e dy figurave më interesante të Amerikës, John Adam dhe Thomas Jefferson.

THE FUTURE IS HISTORY nga Masha Gessen -Një histori sesi totalitarizmi restauroi Russinë, si dhe një nga biografitë më të shitura të Putin.

GENERATION REVOLUTION nga Rachel Aspden -Në vitin 2003 Rachel Aspden mbërriti në Egjipt si gazetare. Ajo ishte 23 vjeç. Egjipti ishte një vend në prag ndryshimi. Nga 80 milionë banorë, dy të tretat ishin nën 30 vjeç. Gjenerata e re u mbyt, u frustrua si pasojë e diktaturës.

THE GLASS UNIVERSE nga Dava Sobel –  Një ndër autorët më të shitur i Në York Times, Dava Sobel kthehet me një histori tërheqëse- atë të një grupi vajzash dhe grash që në profesionin e tyre të astronomisë ndryshuan mënyrën sesi ne i konceptonim yjet dhe vendin tonë në univers.

GREATER GOTHAM nga Mike Wallace- Ky libër na kthen pas në kohë në trazirat dhe represionin e dhunshëm gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.

THE  GULF nga Jack E.Davis – Piktori Winslow Homer lundron në Gjirin e Meksikës, ku në të vërtetë prezantohet si Deti i Amerikës, i lidhur me gjeografinë, kulturën- dhe ende nuk ka një histori gjithëpërfshirëse për të.

HAMLET GLOBE TO GLOBE nga Dominic Dromgoole – Dy vite. 193,000 milje. 190 vende. Një lojë. Për 450 vjetorin e lindjes së Shekspirit Teatri Globe ndërmori një udhëtim për të vënë në skenë Hamletin në çdo vend të botës.

HENRY DAVID THOREAU nga Laura Dassow – Jeta e filozofit, historianit, njerit aktiv në jetën publike Henry David Thoreau.

THE HOUSE OF GOVERNMENT nga Yuri Slezkine – Harrojeni çdo libër që keni lexuar për revolucionin rus dhe eksperimentin sovjetik, ky libër do t’jua përmbysë çdo gjë.

THE INVENTION OF ANGELA CARTER nga Edmund Gordon– Angela Carter njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme dhe më tërheqëse të shekullit të kaluar. Puna e saj dallon mjeshtërinë gjuhësore… Jeta e saj ishte aq moderne si çdo gjë në letërsinë e saj.

JANESVILLE nga Amy Goldstein– Gazetari i Washington Post, vjen me një rrëfim intim për pasojat e mbylljes së fabrikës së General Motors në Janesville.

KILLERS ON THE FLOWER MOON nga David Grann– Libri më i shitur sipas New York Times flet për misteret që prekin botën e krimit duke analizuar ngjarjet më mostruze në historinë amerikanë.

KRAZY nga Michael Tisserand– Një biografi epike e krijuesit të Krazy Kat George Herriman, që eksploron kohën dhe vendin e turbullt nga i cili u shfaq- sekretin e thellë që zbuloi përmes artit të tij.

LENIN : The man, the dictator, and the Master of Terror nga Victor Sebestyen– Një portet intim i Leninit.

LETTERMAN nga Jason Zinoman– Jason Zinoman kritiku i komedisë në New York Times, jep një tablo të gjerë rreth jetës dhe trashëgimisë artistike të David Letterman.

LOCKING UP OUR OWN nga James Forman Jr.- Krimi dhe ndëshkimi në Amerikën e Zezë.  Në vitet e fundit sistemi i drejtësisë penale në Amerikë është bërë tashmë temë debati. Kritikët propozojnë vazhdimisht burgosjen masive.

LOOKING FOR THE STRANGER nga Alice Kaplan – I huaji është kthyer në një rit kalimi në të gjithë botën. Që nga publikimi i tij në Francë në vitin 1942, romani i Camusë është përkthyer në gjashtëdhjetë gjuhë dhe ka shitur miiona kopje.

THE LOST CITY OF THE MONKEY GOD nga Douglas Preston–  Një legjendë pesëqind vjeçarë. Një mallkim i lashtë. Një mmister magjik. Dhe një udhëtim në zemrën e panjohur të xhunglës më të dendur në botë.

NOMADLAND nga Jessica Bruder – Nga fushat e panxharit në Dakotën e Veriut në kampet e egra të Kalifornisë , në Teksas. Libri është një udhëtim i shkëlqyer pas në kohë, në vitet e vështira të mbijetesës.

NOTES ON A FOREIGN COUNTRY nga Suzy Hansen– Suzy Hansen e la Stambollin për  të zbuluar Amerikën. Një rrëfim plot ngjyra e autores.

PRAIRE FIRES nga Caroline Fraser– Biografia e parë gjithëpërfshirëse e autores  Laura Ingalls Wilder.

PRIESTDADDY nga Patricia Lockwood – Fëmijëria e Patricia Lockwood është ë mbushur plot e përplot me kujtime e cila hap një derë pikërisht nëpërmjet këtij libri.

THE SONG WE KNOW BEST nga Karin Roffman – E para biografi e mjeshtrit amerikan. Historia e parë gjithëpërfshirëse e John Ashbery- fituesi i pothuajse çdo çmimi të madh letrar.

TENEMENTS , TOWERS & TRASH nga Julia Wertz – New Yorku siç nuk e keni parë kurrë më parë.

TO SIRI WITH LOVE nga Judith Newman – Shkrimtarja Judith Newman nuk kishte asnjë mëdyshje se familja e saj ishte mëse normale. Ajo dhe burri i saj mbajnë dy  apartamete të ndara, me dy piano të mëdha , me rrëmujën dhe gjallërinë e dy fëmijëe binjakë. Njëri prej tyre Gus, 13 vjeç është autik.

THE UNDOING PROJECT nga Michael Lewis –  40 vite më parë psikologët izraelitë Daniel Kahneman dhe Amos Tversky shkruan një seri dokumentash që flasin për sjelljet e ekonomisë.

WE WERE EIGHT YEARS IN POWER nga Ta-Nehisi Coates – Një libër që ka një sërë esesh mbi vitet e pushtetit të Obama-s.

WHAT HAPPENED nga Hillary Rodham Clinton –  Hillary reflekton pas humbjes në zgjedhjet presidenciale dhe derdh në letër gjithë kujtimet, para fushatës pas dhe përgjatë.

WORLD WITHOUT MIND nga Franklin Foer– Franklin Foer zbulo kërcënimin që na vjen nga teknologjia e madhe dhe polemika e tij na jep mundësinë ta luftojmë atë.

YOU SAY TO BRICK nga Wedy Lesser – E para biografi e arkitektik ikonë amerikan Louis Kahn.