Politika 100 vite kryeqytet, Basha falënderon familjet e mëdha të Tiranës

100 vite kryeqytet, Basha falënderon familjet e mëdha të Tiranës

Në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se në këtë ditë historike, “mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit”.

Përmes një statusi në Facebook, Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. “Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist. Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë. Zoti e bekoftë Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët!”, tha Basha.