Politika Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët: Do të ketë shkarkime...

Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët: Do të ketë shkarkime për shkak të SPAK?

Rama gjate nje mbledhjeje te mëparshme me ministrat

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe ministrat.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga kuvendi raporton se kjo mbledhje do të transmetohet live.

Të njëjtat burime i thanë Top Channel se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por mund të merret me mend se ai lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut, qofte ndaj opozitës, po qoftë edhe ndaj disa zyrtarëve të lartë në institucionet qendrore apo në Bashkinë e Tiranës. Top Channel kërkoi të mësoje më shumë detaje për këtë mbledhje të jashtëzakonshme.

“No Comment”, ishte përgjigja që Top Channel mori për të patur një koment nga zyra e shtypit në kryeministri./TCH